Grida Duma rrëfen arsyen pse nuk bën një fëmijë të dytë

TE NDRYSHME

Grida Duma është një nga figurat më të njohura të paneleve opinioniste. Ajo ftohet shpesh në emisione ku jep analizat e saj lidhur me fenomenet e ndryshme e sidomos situatën politike. Anëtarja e Partisë Demokratike vite më parë kandidoi për qytetin e Durrësit por nuk arriti të fitonte. Por, përtej politikës dhe debateve, si është Grida Duma?

Ajo ka qënë e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ me Rudina Dembacajn ku ndër të tjera i është përgjigjur pyetjes pse nuk bën një fëmijë të dytë.

Duma, nënë e një djali të vetëm, 12 vjeç ka thënë: “Mendoj se fëmijët sot janë një përgjegjësi ekonomike. Nuk dua që djali im ta nisë jetën nga zero, pa i lënë ne asnjë bazë. Darjeli është egoist dhe nuk ndjen për momentin nevojën për një motër apo vëlla.”

Ajo ka shtuar edhe disa fakte nga vitet si studente ku ka rërfyer se për të paguar studimet e saj i është dashur të bëjë përkthime që në moshën 19 vjeç.

Leave a Reply