Templates by BIGtheme NET

Kombinimet e ushqimeve që ju ndihmojnë të bini nga pesha më shpejt se dietat e lodhshme

Dëshira për t’u dukur sa më mirë estetikisht nuk nënkupton vetëm të kujdeseni për fytyrën, të bëni thonjtë çdo muaj apo të lyeni flokët me të gjitha ngjyrat e ylberit, por edhe të keni një të trup të shëndetshëm, të rregullt dhe pa ato palat e shëmtuara dhjamore të belit.

Dhe duke qenë se vera është në prag shumë prej jush po numërojnë çdo ditë gramët që mund të kenë humbur. Por rënia në peshë nuk është edhe aq e lehtë, sigurisht që as dieteat e lodhshme apo ushtrimet e paslestrës.

Nëse nuk ju pëlqejnë asnjë prej të dyjave është koha të hidhni sytë nga ushqimi. Këto janë kombinimet ideale që tresin dhjamin dhe çhelmojnë trupin.

1.PERIME+VEZË

Vezët lehtësojnë përthithjen e karotenit (pigmentit që u jep ngjyrë perimeve). Kombinimi i tyre me perimet e shumëllojshme dhe të pasura me vlera ushqyese ju ndihmon të bini nga pesha. Këshillohet që veza të konsumohet e zier, kurse perimet mund t’i kaloni në zgarë, furrë ose t’i hani të ziera.

2.MISH PULE+SPEC DJEGËS

Mishi i pulës është i pasur me vitamina dhe proteina të shendetshme, kurse speci djegës djeg kaloritë e tepërta dhe ndihmon trupin tuaj të kthejë kaloritë në energji. Kombinimi i të dy këtyre përbërësve është shumë i mirë për një drekë të shëndetshme.

3.MISËR+BISHTAJORE

Studimet e fundit kanë provuar që një dietë e pasur me bimë bishtajore (thjerrëza, fasule, bathë, bizle) ju ndihmon të hiqni kilogramët e tepërt. Nga ana tjetër misri, përmban një kompleks karbohidratesh të shëndetshme që përmirësojnë sistemin tretës dhe atë imunitar duke ju ndihmuar të qëndroni në formë të mirë fizike.

4.ÇAJ JESHIL+LIMON

Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë të fuqishë, ku kryefjalën e kanë cathecins. Kur këto të fundit kombinohen me acidin citrik dhe vitaminën C të limonit tresin dhjamin e tepërt që nuk e doni fare.

5.SALMON+SHPARGUJ

Salmoni përmban acide yndyore Omega3, të cilat janë ydnyrat e shëndetshme për të cilat ka nevojë trupi i njeriut, ndërsa shpargujt kanë në përmbajtjen e tyre shumë proteina dhe fibra. Kombinimi i tyre nxjerr jashtë trupit lëngje të tepërta dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.

6.BAJAME+KOS

Vitamina A, D dhe E përthithen më lehtë nga trupi i njeriut nëse kombinohen me yndyrna. Bajamet përmbajnë kalcium, antioksidantë dhe vitaminë E, kurse kosi natyral është i pasur yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë D. Njam njam niseni ditën me këtë kombinim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com