Ministri i ri i kulturës që do të ndërpresë ‘Shkupin 2014-të ’

E fundit

Ministri i ri i propozuar i kulturës Robert Allagjozovski në një intervistë për Makfaks thotë se prioritet do të ketë stopimin e projektit ‘Shkupi 2014-të’, do të sjellë ligj të ri për trashëgiminë kulturore dhe departizimi i institucioneve të kulturës.

“Shkupin 2014-të duhet menjëherë ta stopojmë pasiqë brenda natës po mbijnë përmendore të reja të cilat nuk i duhen askujt ndërkaq i paguajmë shtrenjtë”, është shprehur Allagjozovski.

Ai gjithashtu paralajmëron edhe revision për këtë projekt në gjashtë muajt e parë.

Allagjozovski, anëtarë i shoqatës së shkrimtarëve të pavarur, e quan veten si njeri a partiak, ndërkaq vjen nga Strumica dhe është prind i dy fëmijëve.

Leave a Reply