Albanian Film Week në New York ndanë çmimin ‘Post-Mortum’ për tre aktorët e ndjerë shqiptarë

Kulturë

Në kuadër të këtyre çmimeve u nda edhe çmimi special ‘Post-Mortum’, çmim ky që shkoi për tre doajenët e aktrimit të cilët ndërruan jetë sivjet, shkruan KultPlus.
Edicioni i gjashtë i Albanian Film Week në New York, përfundoi mbrëmë me rast u ndanë edhe çmimet për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, dokumentarin më të mirë, aktorët më të mirë… Në kuadër të këtyre çmimeve u nda edhe çmimi special ‘Post-Mortum’, çmim ky që shkoi për tre doajenët e aktrimit të cilët ndërruan jetë sivjet, shkruan KultPlus.
Çmimi special ‘Post-Mortum’ u dedikua për Hadi Shehu, Bujar Lako dhe Sefedin Nuredini, aktorë këta që i dhanë shumë teatrit dhe kinematografisë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në mbarë trojet shqipfolëse.
Ermira Babamusta dhe aktori Xhevat Limani, ndanë këtë çmim i cili nderon aktorët edhe pas vdekjes së tyre./ KultPlus.com

Leave a Reply