Templates by BIGtheme NET

Artistët kumanovarë shkëlqejnë në Nju Jork

Pa buxhet, pa mbështetje dhe me teknologji të limituar, arstistët kumanovar po realizojnë ëndrrën e tyre kinematrografike.

Të rritur me filma amerikanë dhe të apasionuar pas aksionit filmat e tyre janë përplotë dinamikë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Është e mahnitshme, se tanimë filmat e tyre nuk konkurrojnë vetëm tregun rajonal, por edhe atë ndërkombëtar.

Në edicionin e 6 të festivalit “Albanian Film Week” në New York filmi “A Long Way Home” nga regjisori Ibër Deari “Best Director”.

‘A Long Way Home’, është film i metrazhit të shkurter, me regji dhe skenar të Ibër Dearit. Rolin kryesor në këtë dramë e luan Mirsad Abazi, Sefedin Shabani dhe Musa Isufi, ndërsa Afrim Asani është producenti i filmit, i cili është realizuar me produksionin e tij RedOn Pictures në Kumanovë.

Regjisori Deari thotë për agjencinë e lajmeve INA se filmi është bërë me vetfinancim dhe pa asnjë mbështetje institucionale.

“Filmi është bërë me vetfinansim, një temë e trilluar për një burrë që lirohet nga burgu dhe vështirësit e tij për të arritur në shtëpine e tij. Premiera ka qenë në Neë York dhe pritet të marrë pjesë në festivale tjera vendore dhe ndërkombëtare”, është shprehur ai. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com