Templates by BIGtheme NET

Kosova me këngë moderne në Festivalin e Këngës Mbarëkombëtare për Fëmijë

Në Shkodër po mbahet edicioni i 55-të i Festivalit Mbarëkombëtar për fëmijë. Në festën tradicione të këngës, po garojnë 24 konkurrent, fëmijë të talentuar nga të gjitha viset shqiptare.

Në një skenë gjigante të ngritur në qendër të qytetit që është njësh me artin e kulturën, mbrëmë janë ngjitur dhjetë solistët e parë që kanë interpretuar live këngët e tyre, sonte e prekin podiumin edhe 14 të tjerë.

Në këtë edicion jubile të këngës për fëmijë, konkurrenca po llogaritet të jetë shumë e fortë, kjo pasi në garë janë materiale të kompozitorëve dhe autorëve më të mirë shqiptar, ndërkaq drejtor dhe dirigjent i festivalit mbetet Kujtim Alia. E veçanta e natës së parë përveç këngëve pjesëmarrëse ishte edhe dekorimi I drejtorit të festivalit Kujtim Alia të cilit iu dorëzua titulli “Mjeshtër i madh” .

Edhe Kosova ka përfaqësuesit e vet, që siç u cilësua, kanë sjellë frymë më ndryshe në festival, frymë Kosove.

Nga Kosova, marrin pjesë Dren Llumnica me këngën me titull “Zemra kendon qejfi qysh ja don”, Ardit Gërbeshi me “Ilaç për stres” dhe e vetmja vajzë,m, Amela Neziri me këngën ritmike “Karnevali”.

Nesër mbrëma është nata finale e festivalit të madh, i cili është i organizuar nën Patronatin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe ekskluzivitetin e transmetimit e ka “Radio Televizioni Shqipëtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com