Templates by BIGtheme NET

Zbulimi i ri që do të “ndryshojë” ato që dimë: Njerëzit e kanë krijuar shtresën mbrojtëse radioaktive rreth Tokës!?

Shkencëtarët kohë më parë kanë ardhur deri te zbulimi revolucionar që mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si e shikojmë planetin tonë dhe ndikimin që bëjmë ndaj tij.

Rezultatet e të dhënave të analizës, të cilat i ka mbledhur sonda e NASA-s për kërkim të rripit Van Allen, kanë treguar se me siguri janë njerëzit ata që kanë krijuar një shtresë mbrojtëse radioaktive rreth Tokës.

Shkencëtarët konfirmuan se radio-valët me frekuenca të ulëta, të cilat i emitojmë, krijojnë në atmosferë një lloj barriere mbrojtëse kundër grimcave të larta energjetike, të cilat vijnë nga gjithësia.

Komunikacioni VLF përdoret nga nëndetëset në oqeane dhe një lloj i tillë i shkëmbimit të informacioneve nuk ishte e popullarizuar deri te periudha e Luftës së Ftohtë.

Studiuesit kanë vërejtur se në dekadat e fundit ka ardhur deri te ndryshimi në zonat e rrezatimit të lartë të energjisë rreth Tokës, në bazë të të cilës kanë konkluduar se me siguri janë radio-valët e frekuencave shumë të ulëta ishin ato që kanë ndikuar në këto ndryshime, transmeton KosovaPress.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com