Templates by BIGtheme NET

Gjermani: Therret për vdekje djali i ri shqiptar

Një djalë i ri shqiptar (19) në natën e së dielës është sulmuar për vdekje me thikë në zonën e vizëbardhave të qytetit gjerman Wiesbaden. Viktima kishte lindur në Wiesbaden dhe i takonte një grupi nga gjashtë persona kur u përlesh me një grup tjetër prej tre personave rreth orës 3:30. Aty erdhi deri te tragjedia në zonën e vizëbardhave të sheshit Mauritiusplatz, për motive akoma të paqarta, shkruajnë mediat gjermane si “FAZ”.

Dy persona tjerë të grupit të gjashtë personave mbetën të plagosur, prej të cilëve njëri rëndë. 18 dhe 19 vjeçari ndodhen për trajtim mjekësor në spital. Tre agrosorët e grupit të dytë u arratisën nga vendngjarja.

Policia ka arritur të marrë në pyetje disa dëshmitarë, për kapjen dhe zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*