Templates by BIGtheme NET

De Biazi jep dorëheqjen! Nga sot Shqipëria pa trajner (FOTO)

Trajneri Xhani De Biazi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Përshëndetje, kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë.

Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën”, shkruan De Biazi në letrën e tij të dorëheqjes.

De Biazi përlotet në konferencën e fundit

Trajneri i Kombëtares shqiptare Xhani De Biazi doli sot para medieve për të konfirmuar largimin përfundimtar nga Shqipëria. Ai lexoi një deklaratë dhe në fund të saj u shfaq i përlotur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com