Templates by BIGtheme NET

Zbuloni se çfarë nënkupton ngjyra e syve për ju

Ngjyra e syve është diçka që të gjithë e kemi që nga lindja. Sigurisht, ju mund të bëni disa ndryshime duke përdorur lente për sy por që kjo gjë është e përkohshme, ndërsa nuk ka asnjë mënyrë të përhershme për ta ndryshuar ngjyrën e syve. Thënë kështu, ngjyra natyrale e syve tregon shumë mbi personalitetin tuaj. Hidhni në sy në fotografinë e mëposhtme. A i takoni llojit A, B, C apo D?

A e analizuat mirë fotografinë? Në rregull pra, ja çfarë nënkuptojnë të gjithë këto ngjyra:

A – I shoqërueshëm dhe i përkujdesshëm

Nëse keni sy me ngjyrë të kaltër, ju jeni shumë miqësor. Ju i duani njerëzit dhe shumë lehtë mund të bëheni miq me to. Ju gjithashtu e dini saktësisht se kush jeni dhe çfarë bëni si dhe çfarë nuk ju pëlqen. Ndonjëherë ju vie të jeni pak egoist, por kjo ndodhë sepse ju jeni shumë rehat në lëkurën tuaj.

B – I qetë dhe qesharak

Nëse keni sy me ngjyrë të kaftë, ju e keni mjaft lehtë të mirëmbaheni. Asgjë në të vërtetë nuk ju shqetëson. Humori juaj është gjithashtu i nënvlerësuar, por kjo është përshkak se ju nuk e lejoni mjaftueshëm të dalë si rezultat i natyrës suaj të lehtë. Sa të lironi energjinë dhe anën qesharake të dalë jashtë, njerëzit do të ju pëlqejnë edhe më shumë, kështuqë mos u zbrapsni prapa!

C – I sigurtë dhe i besueshëm

Nëse keni sy të gjelbër, ju jeni të patrembur. Ju gjithmonë e dini saktësisht se çfarë doni dhe nuk e lejoni që të ju dalë në pah kjo, që nënkupton se ju zakonisht merrni atë që dëshironi! Besimi juaj ndriçon gjithnjë dhe në njëfarë mënyrë njerëzit ju kanë lakmi aftësinë tuaj për të qenë aq të guximshëm.

D – I mprehtë dhe i qetë

Nëse keni sy me ngjyrë lajthie, ju jeni shumë i vëmendshëm. Ju vazhdimisht analizoni situatat, dhe nganjëherë njerëzit nuk e kuptojnë për shkak të natyrës suaj të rezervuar. Aftësia juaj për të lexuar mendjen e njerëzve është e mahnitshme dhe është një aftësi që njerëzit vërtetë ju admirojnë për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com