Templates by BIGtheme NET

Shqiptari shpikë një pajisje interesante për pjekjen e flisë (VIDEO)

Driton Jashari, një përdorues i Facebook-ut, ka shpërndarë në profilin e tij një video interesante.

Në videon e shpërndarë në Facebook, që ka marrë 16,000 shikime deri më tani, Dritoni demonstron një mekanizëm që ai e ka krijuar për ta lehtësuar procedurën e përgatitjes së flisë tradicionale.

Në përshkrimin e videos, ai thotë se këtë mekanizëm e ka ndërtuar para dy viteve, por që tek sot e ka bërë publike.

Me këtë mekanizëm, përgatitja e flisë është shumë më e lehtë – kurse sipas Dritonit, shija e flisë mbetet e njëjtë.

Ky mekanizëm ka hapësirë të mjaftueshme për t’i vendosur enët dhe brumin dhe mund ta vendosni kudo në oborr – bari, pllaka etj, pa i dëmtuar ato.

Shikojeni videon e kësaj shpikjeje më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com