Templates by BIGtheme NET

Bill Gates zbulon tri aftësitë që ju duhet të keni për një karrierë të suksesshme

Bazuar në të dhënat e mbledhura, themeluesi i Microsoft dhe njeriu më i pasur në botë, Bill Gates, ka zbuluar tri aftësitë që një person duhet të ketë të bëjë në të ardhmen, për të ndërtuar një karrierë të suksesshme.

Sipas Gates, përcjell Telegrafi, ju keni nevojë për tri aftësi: njohjen e shkencave natyrore, inxhinieri dhe ekonomi.

“Me të vërtetë besoj se në të ardhmen në avancimin e karrierës në masë të madhe do të ndikojnë njohuritë bazë në shkencat natyrore, matematikë dhe ekonomi. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të mësoni programimin, por ju duhet të kuptoni se çfarë inxhinierët mund dhe çfarë nuk mund të kuptojnë”, ka thënë Gates.

Bill Gates njoftoi kohët e fundit dhe që do të krijojë një fond me vlerë një miliardë dollarë, të cilat do të jenë të destinuara për luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke investuar në prodhimin e energjisë së pastër.

Gates do të udhëheq një grup investitorësh, pasuria e të cilëve do të arrijë deri në një total prej rreth 170 miliardë dollarësh, në mesin e tyre Richard Branson, drejtorin e Amazon – Jeff Bezos, si dhe Jack Ma, themeluesi i kompanisë kineze “Alibaba”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com