Cili nga katër analistët e ‘Click’ arriti të bëhet deputet?

Lajme

Aderimet në politikë të analistëve të emisionit debatues “Click” patën bërë bujë në publik. Që të katër panelistët e përhershëm ishin në garë për deputet në zgjedhje e parakohshme nacionale të 11 qershorit
Driton Selmanaj (LDK), Dukagjin Gorani (Vetëvendosje), Muharrem Nitaj e Halil Matoshi (AAK), janë katër emrat e njohur për qytetarët që nga njohës të rrethanave politike, i hynë garës për deputet nga partitë e lartcekura.

Mirëpo, siç duket deri më tani vetëm Driton Selmanaj ka arritur të sigurojë një mandat në Kuvend.

Selmanaj u raportua se është në 10 më të votuarit e kësaj partie. E këtu pa dyshim që ka luajtur rol edhe fakti që ai në këtë garë ndante numrin e njejtë me atë të partisë-16.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Halil Matoshin apo Muharrem Nitaj. Në 10-shen e deputetëve të parë nga partia e Ramush Haradinajt, nuk janë edhe këta dy.

Megjithatë, Nitaj qëndron pak më mirë se Halil Matoshi.

Gazeta Metro mëson se Nitaj është në listën e pritjes, dhe atij lehtësisht do të t’i mundësohet posti i deputetit, në rast se dikush nga bashkëpartiakët që kanë marrë votat për deputet, vendosin ta vazhdojnë punën në ekzekutiv, nëse eventualisht PAN arrinë ta formojë qeverinë, apo ndonjëri nga ata që ka fituar, garon për kreytar komune.

Nitaj qëndron më mirë se Matoshi edhe për shkak se prejardhja e tij është nga Deçani, kur dihet se partia e Haradinajt e ka votën dukshëm më të koncentruar në Dukagjin.

Kurse, Gorani nga Vetëvendosje, para pak ditësh deklaroi se nuk është ende i sigurt nëse qytetarët e kanë votuar mjaftueshëm, sa për përfaqësim në parlament.

Leave a Reply