Templates by BIGtheme NET

Humbi duart në fëmijëri, të gjitha universitetet e refuzuan por ai u bë artist

Humbja e duarve në moshën 14 vjeçare për shkak të tensionit të lartë elektrik nuk ia humbi edhe dëshirën për të arritur diçka në jetë.
Kjo është një histori suksesi për një ‘kampion’ i cili e ri-mori veten në një botë ku edhe pas një tragjedie të tillë, ai u refuzua – duke bërë që t’i inspirojë njerëzit që të mos ndalojnë kurrë së besuari në veten e tyre.

Kjo është historia e një djaloshi me emrin Dhaval Khatri nga India, i cili humbi të dyja duart në moshën 14 vjeçare për shkak të një goditje elektrike – por që kjo nuk e ndaloi atë të jetojë një jetë me qëllime, transmeton Gazeta Express.

Ai kujton kohën kur si i vogël e kishte prekur një tel elektrik, që rezultoi në shok të madh elektrik duke bërë që ai të binte nga ballkoni i shtëpisë së tij në rrugë.

Ai ishte dërguar në spitalin më të afërt me shpejtësi dhe ishte shtruar në qendrën e traumave. “Duart më ishin djegur keq dhe për shkak të kësaj traume të madhe doktorët thanë se që të dyja duart duhet të amputohen. Të humbësh duart në moshën 14 vjeçare, e kuptova se jeta nuk mund të ishte më e vështirë”, tregoi Dhaval historinë e tij në Humans of Amdavad.

Por në të njëjtën kohë isha i lumtur që isha gjallë. “Isha i lumtur që mu dha shansi i dytë për jetë. Në fakt, doja të bëja më të mirën e mundshme. Shpejt u trajnova që të bëja gjithçka pa duar”, tha ai në postim.

Besohet se për t’u bërë një artist i mirë njeriut i duhen që të dyja duart, por ky djalosh është një shembull i një artisti i cili u bë i përsosur në art madje edhe pa duar.

Duke i kujtuar momentet e dhimbshme të jetës së tij, ai kujton se si pothuajse të gjitha shkollat e kishin refuzuar atë që të shkonte aty për mësime të artit. “Je i padobishëm për ne. Nuk ke duar kështu që shkollimi është vetëm një ëndërr për ty”, i kishin thënë atij shkollat, transmeton Gazeta Express.

Më vonë, ai filloi të mësonte vetë vizatimin. “Aplikova në shumë universitete për pikturë por çdo universitet më refuzoi. Kështu vendosa të pikturoj pa asnjë mësim”, tha ai.

Sot Dhaval ka më shumë se 300 piktura. Duke përshkruar historinë e tij, ai thotë se ka qenë pjesë e një numër emisionesh televizive. Në të gjitha ai ka performuar live duke vizatuar.

Mesazhi i vetëm i tij për njerëzit e tjerë është se “asgjë nuk është e pamundur në këtë botë nëse ke kurajo. Ai tashmë ka edhe një ueb-faqe ku njerëzit mund t’i blejnë vizatimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com