Templates by BIGtheme NET

Si të heqësh dhjamin në zona të caktuara

Obeziteti është kthyer në një shqetësim mbarëbotëror, ndërsa cilësohet si dhe një nga shkaqet kryesore të disa sëmundjeve si kanceri, diabeti, sulmet në tru dhe zemër etj.

Por ndryshe nga çfarë është perceptuar deri më tani shëndoshja në të shumtën e rasteve tek njerëzit nuk ndodh në mënyrë uniforme, por në pjesë të veçanta të trupit, dhe për çdo rast trajtimi është i ndryshëm, shkruan shije.al

Deri më tani ekzistojnë 6 lloje trupash që kanë problem me dhjamin në pjesë të veçanta.

1.Probleme në ushqim

Zakonisht ky problem haset në vendet e zhvilluara ku konsumi i ushqimeve është në masë të tepruar dhe me shumë karbohidrate. Zgjidhja vjen duke ngrënë ushqime në porcione të vogla, duke reduktuar sheqerin dhe regjim fizik strikt.

2. Stomak i acaruar

Stresi, ankthi dhe jeta me ritme frenetike mund të çojnë në obezitet. Përgjithësisht njerëzit që kanë probleme me stomakun e nevrikosur duhet të heqin dorë nga ëmbëlsirat dhe të adresojë depresionin apo stresin në vende të tjera. Një nga zgjidhjet është dhe shëtitja në natyrë apo përfshirja në aktivitete sportive.

3.Obeziteti Gluten

Prek më së shumti gratë gjatë menopauzës, por dhe fëmijët. Vjen për shkak të dnryshimeve hormonale. Duhet pasur parasysh se në këtë lloj shtimi në peshë duhet shmangur pirja e duhanit, alkoolit dhe qëndrimi ulur për kohë të gjatë

4. Probleme në metabolizëm

Në këtë lloj obeziteti, dhjami është i përqendruar në mes dhe pjesa më e dukshme është barku. Është i domosdoshëm ndalimi i alkoolit, në rast se do të përpiqeni të merreni me këtë problem.

5. Probleme të qarkullimit të gjakut në vena

Është kryesisht i trashëguar ky lloj problemi dhe ndodh tek njerëzit që u fryhen këmbët ose gratë shtatzëna. Vrapimi ose ngjitja në shkallë do t’ju ndihmojë shumë.

6. Joaktivë

Shëndoshja nga qëndrimi ulur apo pa lëvizur për kohë të gjatë. Përpiquni të hani në intervale të caktuara dhe filloni të merreni me aktivitete fizike të paktën 3 herë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com