Templates by BIGtheme NET

Ngjarjet e përgjakshme në Parlament: Në Prokurori thirret edhe Çavkovi

Prokuroria për krim të organizuar në fillim të korrikut do t’i ftoj deputetët në videot e paraqitura, por edhe pjesëtarët e policisë mes tyre edhe ish drejtorin e Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov.

Këto ditë, duke filluar që nesër prokurorët do të dëgjojnë dëshmitë nga gazetarët, sigurimin e deputetëve dje të dëmtuarit e tjerë si dhe dëshmitarë gjatë së “enjtes së përgjakshme” në Parlament, përcjell Tetovasot.

Sipas informatave të Telmës, ekipi i prokurorëve paralelisht do të rishikojnë videot e dhunës parlamentare.

Po shikohen edhe dëshmitë e deputetëve të dëmtuar që më parë dëshmuan në Prokurorinë e Shkupit, por nuk përjashtohet mundësia që një pjesë prej tyre të thirren përsëri për t’iu përgjigjur në disa pyetje tjera me interes të prokurorëve për krimin e organizuar.

Disa nga përgjigjet për 27 prill gjenden në Raportin e Grupit të Punës së Ministrisë së Brendshme që tashmë po analizohen nga Prokuroria.

Në këtë raport të ekspertëve target ka qenë seria e dështimeve të MPB-së, disa janë të lidhur me hapjen e dyerve nga ana e deputetëve, por edhe dështimet në krye të Shabit Operativ të Mitko Çavkovit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com