Templates by BIGtheme NET

Eurokomisari sërish në Shkup, por tani ndryshe

Eurokomisari për zgjerim, Johannes Hahn të hënën do të mbërrijë për vizitë zyrtare në Shkup.  Por kjo vizitë do të jetë ndryshe, pasi që Han vjen në periudhën kur ka Qeveri të re, por edhe me detyra të reja për Qeverinë e Zoran Zaevit. 

Hahn është ndërmjetësi që u angazhua në firmosjen e marrëveshjes së Përzhinës në qershor të 2015 midis katër partive të mëdha politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, përmes së cilës u hap rruga e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por të organizuara nga një qeveri kalimtare me mandat 100 ditësh, informon INA.

Hahn kishte ardhur dhe shkuar disa herë nga Brukseli në Shkup dhe anasjelltas, por duke mos arritur të bind palët politike për të arritur marrëveshje. Ky rrugëtim i ka zgjatur më shumë se dy vite. Një ditë më pas në Shkup do të vjen edhe Rajnhard Pribe, i cili do të jep kahjet për zbatimin e reformave të domosdoshme, që vendi të hap një shteg të ri për anëtarësim në BE.

“Pribe vjen në konferencën e ASHAM-it, ndërsa vizitat e tij esenciale të vendit, në të cilat do të diskutojë për prioritetet, do të jenë në korrik”, ka thënë zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com