Templates by BIGtheme NET

FOTO/ Shkatërrimi i xhamisë ku u shpall kalifati tregon se ISIS-i është ‘gjunjëzuar’

Kryeministri irakian Haider al-Abadi ka thënë se shkatërrimi i xhamisë së lashtë në qytetin e Mosulit është “një deklaratë zyrtare e humbjes” nga Shteti Islamik (ISIS-i).

Forcat irakiane thanë se ISIS-i hodhi në erë Xhaminë e Madhe të Al-Nurit dhe minaret e famshme të saj ndërkohë që xhihadistët luftonin për të ndaluar përparimin e trupave pro-qeveritare.

Shteti Islamik theksoi se avionët amerikanë kishin shkatërruar kompleksin, gjë që u mohua nga Uashingtoni zyrtar, raporton “BBC”

Xhamia, 800 vjeçar, ishte vendi nga ku lideri suprem i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi shpalli krijimin e kalifatit islamik, në korrik të vitit 2014 kreu i ISIS-it.

Megjithatë, shkatërrimi i kësaj xhamie historike është dënuar ashpër nga UNESCO dhe të tjera organizata të njohura ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com