Templates by BIGtheme NET

Ky është ministri i Kosovës, aksionar në një bankë në Maqedoni (Dokumente)

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku është aksionar i njërës nga bankat më të mëdha komerciale në rajon, shkruan portali “Zeri.info”.

Në deklarimin e pasurisë, Zharku ka bërë të ditur se është aksionar i “Komercialna Banka” në Shkup –Maqedoni që nga viti 1992, ku aksionet i ka vlerësuar 4300 euro.

“Komercialna Banka” është njëra nga bankat lidere në tregun e Maqedonisë.
Përndryshe, në deklarimin e pasurisë Zharku ka deklaruar edhe 6.3% aksione në “Riinvest”, të cilat i ka vlerësuar rreth 40 mijë euro.

Ai ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 150 mijë euro dhe tokë bujqësore në vlerë prej 170 mijë euro. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com