Templates by BIGtheme NET

KF Gjilani e prezanton kumanovarin Ergin Sherifi

Futbollisti kumanovar, Ergin Sherifi karrierën e tij do ta vazhdoj në kampionatin e Kosovës, pasi ka arritur marrëveshje me klubin e futbollit Gjilani.

Mesfushori defensiv i Goblenit të Kumanovës është prezantuar sot te Gjilani dhe ai në sezonin e ri do të luaj për skuadrën me emër në futbollin e Kosovës.

“Ergin Sherifi vjen nga radhët e KF Goblen nga Kumanova dhe luan në pozitën e mesfushorit defansiv. Sherifi i cili vjen nga kampionati i futbollit maqedonas, gjithashtu ka qenë një titullar i padiskutueshëm në skuadrën e tij dhe pritet të mbulojë hapësirat e repartit të mesfushës’, ka njoftuar mes tjerash faqja KF Gjilani-Skifterat./lajm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com