Templates by BIGtheme NET

Si të votosh me një hesap të thjeshtë

Blog-Autor: Sonila Meço

Në pavendosmërinë e zgjedhjes, logjika e thjeshtë është më efikase se arsyetimet e gjata:

1.Jeton më mirë se katër vjet më parë? Ti dhe të shtrenjtët e tu?

2.Nëse je nga ata 56% të shqiptarëve që do t’ja mbathësh nga ky vend, a nuk është më mirë të bësh t’ja mbathin ata që të detyrojnë të ikësh? Sa t’i bësh ti valixhet po fitoi X lider, ti e detyron X-in t’i bëjë valixhet pushtetit e të të lërë ankthi që s’ka farmaci që ta çliron

3.Po nëse të gjithë të duken djaj, cili nuk do doje të ta merrte shpirtin?

4.Do të jetosh me krundet e partisë që të të luajë mendja çdo katër vjet, apo do shtetin që i bën partitë të të vijnë pas avazit gjithë jetën?

5.Po nëse të joshin reklamat e kandiatëve, mbylle atë dritare e dëgjoje fëmijën tënd, nipçen a mbesën, do të të mësojë si të shuash çdo zhurmë propagande e të dëgjosh veten tënde më të mirë. Çfarë po të thotë? Kë do të votosh?

Besimi i verbër shkatërron jetën tënde, por edhe indiferenca totale të merr më të mirën nga jeta. Mendo kujt do t’ja besosh katër vjet nga jeta jote që nuk kthehen më.
Gjithçka vërtetë ndodh për një arsye, por ndonjëherë arsyeja je ti, vota jote e gabuar, e një vendimi budalla çasti, ose vota jote e mençur e një vendimi të thjeshtë që i përgjigjet të paktën një nga pyetjeve të mësipërme.

Mendohu mirë dhe lëri ato kartmonedha që të blejnë votën, se në këmbim po u jep të ardhmen e fëmijëve. A ka çmim për ta pash Zotin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com