Zaev, Eco Guerillës: Punojmë ngushtë me Komunën e Tetovës

Lajme

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me përfaqësues të organizatës joqeveritare Eco Guerilla ka thënë se punohet në zgjidhjen e problemit të dislokimit të deponisë në Tetovë dhe së shpejti do gjendet në seancë qeveritare, transmeton Zhurnal.mk

Nga kabineti qeveritarë theksojnë se problemi me Jugohromin gjithashtu ka qenë një nga temat e diskutimit dhe do të gjindet zgjidhje me shkrim përmes garancave të ndërmara nga gjitha palët.

“Problemi me deponitë do të zgjidhet në nivel të gjithë shtetit ndërsa në lidhje me Jugohromin deri më tani është biseduar me sindikatën dhe menaxhmentin me cka qeveria sot ka nisur diskutimet edhe me sektorin qeveritarë”, theksojnë nga kabineti qeveritarë.

Përfaqësuesit e Eko Guerilës janë takuar sot me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e ekologjisë Sadulla Duraku.

Pas takimit kryetari i Eko Guerilës Arianit Xhaferri, deklaroi se kryeministri  Zaev ka premtuar që nuk do të bëjë marrëveshje me gojë për rifillimin e punës së Jugohromit. Në takim po ashtu është biseduar edhe për punën e deponive të egra në vend dhe me theks të veçantë për deponinë e Tetovës.

Siç potencoi Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se punojnë ngushtë me Komunën e Tetovës për të dislokuar deponinë nga qyteti.

Nga Eko Guerila kanë shprehur gatishmëri për të punuar me institucionet shtetërore, por në interes të qytetarëve.

Leave a Reply