Templates by BIGtheme NET

Shenjat e para të suksesit në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale – Komisioni për vlersim të invaliditetit me 50 % shqiptarë!

Puna profesionale dhe përgaditja adekuate e zëvendësministrit për Punë dhe Politikë Sociale Doc. Elmi Aziri ka filluar që në start të jep sinjale pozitive se gjërat në këtë ministri do të shkojnë për së mbari dhe kjo vërtetohet me argument konkret.

Komisioni për mendim dhe vlersim të invaliditetit gjegjësisht mundësisë për punë të personave, nga gjithsej 17 mjek 8 janë shqiptar e që i bie gati 50 % kundrejt palës maqedone, mëson portali informativ FOL.

Ky komision në përbërjet e kaluara qeveritare nuk kishte thuaj se asnjë shqiptar apo shqiptarët ishin të përfaqsuar vetëm simbolikisht.

Por emrimi i një shqiptari të përgatitur mirë profesionalisht dhe me një të kaluar të ndritur profesionale siç është prof. Elmi Aziri ka filluar të jep shenjat e para dhe të ngjallë shpresën se në Maqedoni shqiptarët do të përfaqsohen ashtu siç në të vërtetë e meritojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com