Templates by BIGtheme NET

Bogojeski: Gabohen ata që mendojnë se do qeverisin gjatë nëse shkatërojnë rivalët politik

“Spektri i ideologjisë politike po lëvizë nga pika e vdekur, nëse deri para disa viteve kemi pasur vetëm një pasqyrë ndaj një pjesë të madhe të qytetarëve tashmë kemi një situatë krejtësisht tjetër”, kështu shkruan në fillim të kolumnës së tij Petar Bogojeski një nga grupi i reformatorëve në VMRO, transmeton Zhurnal.mk

“Ka koalicion të majtë pa ndonjë ofertë reale dhe stabile që të sjellë rezultat por qartë shihet se qëllimi është që të pranohet vendi në Aleancën Veriatlantike. Me ta jemi të pastër, qytetarët kanë parë kapacitetin e të majtës në vend dhe me kalimin e kohës do të përballet me realitetin e premtimeve boshe”, thekson mes tjerave në kolumnën e tij të fundit reformatori i VMRO-së.

Sipas tij, gjithë ata që mendojnë se me shkatërimin e rivalit politik do qeverisin gjatë e kanë shumë gabim.

“Mirëpo qytetarët kanë perceptimin e tyre për ofertën e së djathtës në spektrin politik që është më komplekse, e ngarkuar nga e kaluara, pa ndonjë prespektivë të së ardhmes por me tendencë nëse nuk reformohet të mbetet gjatë kohë jashtë lojës për të drejtuar shtetin. Gjithë këto majtistë që mendojnë se me shkatërimin e rivalëve politik do të sundojnë gjatë e kanë shumë gabim”, shkruan mes tjerave në kolumnën e tij Bogojeski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*