Templates by BIGtheme NET

Bogojeski: Pas reformave në VMRO, jam i sigurtë se shqiptarët masovikisht do votojnë për ne

Një nga reformatorët e VMRO-së të cilët po luftojnë për më shumë demokraci brenda partisë së Nikolla Gruevskit, Petar Bogojeski thekson se VMRO dhe shqiptarët bashkë kanë luftuar në të kaluarën për liritë dhe të drejtat e njeriut ndërkohë që akoma vazhdon kjo luftë dhe do vazhdojë edhe në të ardhmen, transmeton Zhurnal.mk

“VMRO dhe komiteti shqiptarë bashkë kanë luftuar në të kaluarën për lirinë dhe të drejtat e njeriut, sot ne bashkë luftojmë për lirinë dhe drejtësinë në Maqedoni, në të ardhmen fëmijët tanë bashkë do të luftojnë për një Maqedoni të bashkuar europiane”, thekson mes tjerave Bogojeski.

Ai shton se pasi të bëhen reforma brenda VMRO-së, shqiptarët në mënyrë masive të bashkangjiten në partinë e tyre dhe të votojnë VMRO-në.

“Pres që pas reformave në VMRO duke u nisur nga vlerat kontraverze që i ndajmë, shqiptarët masovikisht të bashkangjiten dhe të votojnë për VMRO, akoma më masovikisht se LSDM. Bashkë do të ndërtojmë të ardhmen që të kemi ndërgjegje të pastër para nipave”, shton kështu Bogojeski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*