Templates by BIGtheme NET

Almakosit dhe Veselit po ju shkon mire Muhabeti ?

Portalet e Lëvizjes Besa kanë thelluar bashkëpunimin me Vesel Memedin, kryetarin e RDK-së me vulë. Ditëve të fundit Vesel Memedi po merr hapësirë të konsiderueshme në këto portale, si Almakosi e ca të tjera që menaxhohen ekskluzivisht nga Lëvizja Besa dhe djemtë e Kim Mehmetit.
Por për çudi është fakti se këto portale deri para pak ditësh shanin dhe ofendonin me të madhe Memedin dhe Aleancën për Shqiptarët. Në fakt, shahej Ziadin Sela sepse bëri koalicion me Vesel Memedin, që keta portale e akuzonin si pengesën kryesore të mos bashkëpunimit opozitar.
Pra, dikur e shanin Ziadin Selën për Veseli Memedin e tani shajnë prapë Selën, por përmes Memedit.
Deri dje Vesel Memedi ishte “krymbi” që pengonte bashkimin e opozitës, ndërsa papritur sot paraqitet si personi që dëshiron ta shpëtojë Aleancën e që në fakt po pengon shkrirjen e saj në një parti të vetme.
Nga Aleanca për Shqiptarët shpehsherë kanë akuzuar se portalet e Besës dhe Kim Mehmetit po akuzojnë e shpifin gjatë tërë kohës ndaj Ziadin Selës, me qëllim që të pengojnë ngritjen e tij politike, madje edhe duke penguar direkt mosbashkimin e opozitës, që solli deri te ikja e rreth 70 mijë votave shqiptare tek partitë maqedonase.
Edhe kjo lojë me Vesel Memedin duket të jetë e tillë.
“Duhet të dalësh kundër Ziadin Selës, që të të reklamojë almakosi”- thotë një burim i portalit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*