Shaban Zendeli:Lideri i “madh” Vesel Memeti argat i “kryeplakut”

Lajme

Lideri i “madh” Vesel Memedi paska ftuar në takim të përbashkët partitë parlamentare nënshkruese të deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare(lexo parlamentare). Ky farë lideri i cili u dëshmua argat i “kryeplakut” jo shumë kohë më parë pat rrahur gjoks se “asnjëherë nuk do të bënë koalicion me Lëvizjen Besa ” , mu në atë kohë kur dëgjohej shpesh thirrja e “kryeplakut” : i ftoj partitë politike opozitare që të bëhen bashkë e le ta mundin BDI-në (i bindur se argati i tij e ka “çelësin” për mosbashkimin e opozitës) duke derdhur lotë ta krokodilli për gjoja përçarjen e votës shqiptare.
Para se të bënte ftesën për takim ky farë argati do të bënte mirë sikur të kishte sqaruar opinionin me sa vijon:
1. A kanë nevojë edhe sot e kësaj dite shqiptarët në Maqedoni për teatër politik?,
2. A është nënshkrues i deklaratës së përbashkët vet Vesel Memedi?,
3. A është njohtuar opinioni çfarë është përfshi (nëse është përfshi diçka) në programin qeveritar nga platforma (deklarata) e partive politike shqiptare?,
4. A është njohtuar opinioni se për çfarë janë marrë vesh (për cilat pika) në takimet e deritashme të tryezës liderët pjesmarrës, kur dhe çka do të realizohet nga ajo platformë?
Mendoj se derisa nuk njohtohet opinioni se çfarë është inkorporu në programimin qeveritar LSDM – BDI – APSH dhe dinamiken e paraparë për realizim, nuk ka nevojë për hudhje pluhur syve popullatës për gjoja takime të dobishme në interes të saj.

Leave a Reply