Templates by BIGtheme NET

Reagon MPJ: Nuk ka pasur rrahje mes diplomatëve në Vjenë, janë thjeshtë spekulime

Dje në shumë media ishte shpërndarë lajmi se ka pasur një përleshje fizike mes dy diplomatëve në ambasadën e Maqedonisë në OSBE me seli në Vjenë edhe atë mes ambasadorit Kire Ilioski dhe diplomatit Mile Milenkoski, gjë që si duket nuk është e vërtetë pasiqë këtë e ka demantuar edhe Ministria e punëve të jashtme e Maqedonisë.

Sipas reagimit, lajmi nuk është i vërtetë dhe se gjitha janë spekulime mediatike.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë rast dhe nuk ka pasur asnjë përleshje fizike mes diplomatëve në selinë diplomatike në Vjenë, sikur të kishte pasur ne do të kishim mësuar për këtë rast dhe nuk mund të mësojmë përmes mediave. Diplomatët tanë në vjenë janë në krye të detyrës dhe profesionalizmit diplomatik”, kështu thuhet në reagimin e lëshuar nga Ministria e jashtme.

Ndryshe, sipas informacioneve të fundit cak i ‘sulmit’ mediatik është pikërisht ambasadori i karierës Kire Ilioski, një nga ambasadorët më të zëshëm dhe më të suksesshëm që ka pasur Maqedonia ndërvite, i cili deri më tani ka shërbyer si diplomat në shumë vende edhe atë në Budapest, Beograd, Bruksel (Nato), Stokholm dhe së fundi në Vjenë si ambasador në selinë e OSBE-së, ndërkohë që diplomati tjetër Milenkoski i cili sipas informacioneve brenda MPJ është shumë konfliktuoz tashmë për vite të tëra ndërohet nga një ambasadë në tjetrën për shkak problemeve që krijon ai nëpët selitë diplomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com