Templates by BIGtheme NET

Dy të rinjtë kosovar mësojnë gastronominë sipas stilit evropian, presin përvojën e tyre ta sjellin edhe në Kosovë

Shumë të ri kosovar kanë lëshuar vendlindjen për të shkuar në vende të ndryshme të evropës, duke provuar që të gjejnë punë që familjeve të tyre ti sigurojnë të ardhme më të mirë.

Sigurisht, nuk është e lehtë por kur bëhet fjalë për familjen dhe të ardhmen e saj, askush nuk priton që të rrezikoj në forma të ndryshme me qëllim që t’ia përmbush kërkesat dhe obligimet e saj edhe në aspektin ekonomik.
Një gjë të tillë kanë bërë edhe dy të rinjtë nga fshati Studençan i Suharekës, të cilët qe disa vite jetojnë e veprojnë në Minhen të Gjermanisë. Janë Fitor e Argilant Gegaj, dy të rinjtë të cilët kanë sakrifikuar për të lëshuar vendlindjen e tyre, duke migruar në shtetin gjerman për një të ardhme më të mirë. Të dy djemtë nuk janë vëllezër por djem të axhallarëve dhe ata janë duke punuar në restorant Tirol, e cila është pronë e familjes Gegaj, përkatësisht familjarëve të dy djemve të lartëpërmendur.
Restoranti në të cilin ata punojnë është i njohur për ushqime tradicionale e moderne me shije evropiane, por nuk i kanë lënë anash as ushqimet shqiptare.
Fitori e Argilanti kanë mësuar suksesshëm profesionin e gastronomisë për tu shndrruar në punëtorë të pazëvendësueshëm për restorantin ku ata punojnë.
Edhe pse ata se kanë në plan të vijnë në Kosovë për të ushtruar profesionin dhe përvojën e tyre, duket se këtë do ta bëjnë në një kohë të më vonshme, pasi në restorantin ku janë duke punuar i kanë të gjitha dhe edhe më tutje duan që të japin kontributin e tyre./04online.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com