Templates by BIGtheme NET

Demiri paralajmëron skenarë tjerë ruso-serb në Maqedoni

Analisti dhe diplomati shqiptar, Alajdin Demiri thotë se vendimi i Beogradit për të tëhequr stafin diplomatik nuk është befasues.

“Kjo është përgatitur për një kohë të gjatë edhe atë në kohën e votimit të Maqedonisë për anëtarësim të Kosovës në UNESCO. Qysh atëherë janë dhënë sinanje dhe porosi për revidimin e vendimit të njohjes së Maqedonisë me emrin kushtetues dhe përzierje të shërbimeve sekrete, para së gjithash në Mal të Zi kur pati tentim për atentat mbi kryeministrin dhe ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë. Lidhja me këtyre dy ngjarjeve ka të bëjë me bllokimin e anëtarësimit të dy vendeve në NATO dhe BE. Nga ana tjetër se kjo është një përgjigje që të mos përmendet akoma përzierja e shërbimeve serbe në Maqedoni dhe për këtë ndodhë një vendim histerik i cili në thelb paraqet një keqardhje për largimin e qeverisë së kaluar dhe instalimit të një qeverie te rë e cila u ktheu shpinën dhe u orientua drejtë se ardhmes euroantlantike. Pas të gjitha këtyre ngjarjeve ekziston tendenca që të ndihmohet Rusia në qëllimet e saja për ta penguar integrimin e rajonit në BE dhe NATO . Vlerëson se ky është vetëm fillimin i hapave tjetër të cilat na presin”, është shprehur Demiri. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com