Templates by BIGtheme NET

Në prag të zgjedhjeve gjendet edhe një shpell me eshtra në Gostivar. Si duket Bdi-së paraqitja e eshtrave nuk po i ec a do të përgjysmohet edhe në zgjedhjet lokale

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë në afërsi të fshatit Koritë të Gostivarit, speleologë kanë gjetur eshtra njeriu, pjesë të një granate të aktivizuar, pushkë gjahu dhe rroba të ndryshme, informon Tv Globi.

Sendet e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë, pas së cilës do të dihet nga cila kohë janë ato dhe si janë gjetur në atë shpellë. Sipas Ministria për Punë të Brendshme gjetja e speleologëve është paraqitur më 18 gusht, në orët e pasdites.

Nga MPB informojnë se kryetari i klubit të speleologëve ‘Korabi’ ka paraqitur se ditën paraprake derisa kanë bërë hulumtime në shpellë – në thellësi rreth 20 metra, në vendin e quajtir ‘Çavkarnik’ në fshatin Koritë, kanë vërejtur pjesë nga disa kafka dhe një granatë të pa eksploduar.

Pas këtij denoncimi në MPB, është informuar edhe Prokuror publik, i cili ka urdhëruar të bëhet kontroll, që është bërë dje, nga ana e zyrtarëve policorë, përfaqësuesve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe nga Sektori për antiterrorizën DSK Gostivar.

Pas kontrollit në fundin e shpellës, sendet e gjetura janë fotografuar dhe po bëhen eksperitë nga ekspert italian të cilët tash e dy vite po qëndrojnë në Maqedoni duke ekspertuar në disa vendbanime me shqiptarë ku dyshohet se janë vrarë shumë vite më parë dhe janë groposur nëpër shpella të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com