Templates by BIGtheme NET

Saliu: Teuta Arifi meriton edhe një tjetër mandat, ishte kundër regjimit të Gruevskit

Analisti politik, Urim Saliu mendon se kryetarja aktuale e Tetovës, teuta Arifi meriton edhe një tjetër mandat vetëm pse ishte kundër regjimit të ish-pushtetit të Gruevskit, transmeton Zhurnal.mk

“Nëse ka diçka që Teuta Arifi meriton një tjetër mandat është jo për ujin, jo për mbeturinat, jo për rrugët, por Teuta Arifi meriton një mandat tjetër vetëmpse ishte kundër një regjimi. Ishte e prerë kundër VMRO-së bashkë me disa personazhë tjerë të partisë së saj kur ca të tjerë ishin për të vazhduar ortakëria politike me nacionalistët maqedonas. Në të kundërtën sot në Qeveri do ishte VMRO.Dhe me VMRO-në sërish në qeverisje , shqiptarët do ndjenin peshën e abuzimit, nënçmimit, regjimit dhe duke qenë të mbyllura këto horizonte shpëtimi shqiptarë do ishte ose në një revolucion të ri të pashmangshëm, ose duke marrë valixhet dhe ikur për të shpëtuar cfarë do kishin mundur të shpëtojnë”, vlerëson Saliu.

Sipas tij, lufta ndaj regjimit ka një çmim dhe rezistenca gjithmonë të shpërblem me triumfalizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com