Templates by BIGtheme NET

Tajsoni tetovarë Lulzim Ismaili lufton për titullin GBA në Leverkuzen

Boksieri tetovar, Lulzim Ismaili, po i zhvillon përgatitjet e tij të fundit para ndeshjes shumë të rëndësishme që do zhvillohet në Leverkuzen të Gjermanisë, e që e njejta është e vlefshme për titullin, GBA.

Në një prononcim për “ArenaRing”, Ismaili thotë se po përgatitet në Kodrën e diellit dhe se ushtrimet po shkojnë sipas plan programit. “Më 23 shtator në Leverkuzen do të luftoj për titull dhe kjo ndeshje do jetë shumë e rëndësishme për mua. Kundërshtar do kemë Darko Knezevic i cili boksin për reprezentacionin e Gjermanisë. Përgatitjet për këtë përballje jam duke i zhvilluar në Kodrën e diellit dhe jam i vendosur në hotelin modern ‘Skardus’ ku kam të gjitha kushtet. Fatkeqësisht nuk kam shumë përkrahje dhe të vetmit që më mbështesin financiarisht është familja ime, që i falënderoi publikisht”, zbuloi, Ismaili.

Ndryshe, para disa ditëve boksierin tetovar e vizitoi, trajneri i reprezentacionit për senior, Faton Salihu, ku edhe zhvilloi seancë stërvitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com