Templates by BIGtheme NET

Deklarata për reforma në VMRO prezantohet në Bruksel

Anëtarët e iniciativës për reforma brenda partiake në VMRO, Aleksandar Mihajlovski, Petar Bogojeski, Kostandin Bogdanov dhe Dragan Lazarov kanë qëndruar në takim pune në Parlamentin Europian në Bruksel ku kanë realizuar takime të ndryshme me politikan në PE, bëjnë të ditur nga iniciativa për reforma, transmeton Zhurnal.mk

Gjatë këtyre dy ditëve këto përfaqësues janë takuar me anëtarë të PE-së nga Partia popullore europiane e cila ka edhe grupin më të madh të deputetëve në parlamentin europian dhe është parti si motër me VMRO-në.

Në këto takime është prezantuar edhe deklarata europiane e VMRO për një Maqedoni europiane dhe deklarata për modernizim të VMRO-së.

Takimet që i kishim në Bruksel treguan përkrahjen që e kishim, jo vetëm brenda anëtarësisë por edhe tek politikanët e partive si motra në Europë, kjo tregon se partia duhet të reformohet si kusht për kthim të imazhit të VMRO-së pasiqë viteve të fundit ishte shkatëruar me vendime të gabueshme politike, ka deklaruar kështu Aleksandar Mihajlovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com