Templates by BIGtheme NET

Trump: S’ka tregti me vendet që bashkëpunojnë me Korenë Veriore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka cilësuar Korenë Veriore si një ‘komb kërcënues’, pasi Pheniani kreu testin e gjashtë të paisjeve bërthamore.

Ai nuk ka lënë anash mundësinë për të sulmuar Korenë Veriore, duke iu përgjigjur pyetjeve me: “Do t’shohim”.

Trump ka theksuar se Koreja Veriore shihet si vend armiqësor dhe shumë i rrezikshëm për SHBA-të, ndërsa ka kritikuar Kinën se nuk po luan rol të madh në zgjidhjen e krizës me vendin komunist.

Në një postim në Twitter, Trump ka theksuar se po konsiderohen ndërprerje të tregtive me vendet që bëjnë biznes me regjimin e Kim Jong-un.

Gjatë mëngjesit të së dieles, Koreja Veriore ka testuar raketën e gjashtë balistike ndërkontinenale me hidrogjen, e cila ka shkaktuar zemërim te vendet perëndimore.

Testi i sotëm konsiderohet si një ndër testet më të mëdha të kryera nga regjimi komunist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com