Templates by BIGtheme NET

‘Akrep në bord!’ Anulohet fluturimi nga Parisi për në Glasgou

Një ‘pasagjer i padëshiruar’ ka alarmuar avionin e nisur nga Parisi per në Glasgou të Skocisë, duke anulua fluturimin.

Udhëtimi mdo të kryhej gjatë natës të së hënës, por është shtyrë pasi një pasagjer pa akrepin në bord.

Autoritetet deklaruan se shtyrja e fluturimit u bë për arsye sigurie, ndërkohë që avioni ndodhet ende në aeroportin Charles de Gaulle.

“Siguria dhe komforti i pasagjerëve tanë, por edhe ekuipazhit, është gjithmonë prioriteti ynë kryesor, ndaj për të qenë brenda normave avioni do të niset në orarin pasardhës”, deklaruan burime nga kompania ajrore përkatëse.

Kompania u kërkoi falje pasagjerëve për këtë të papritur dhe i strehuan ata në hotele për të kaluar natën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com