Templates by BIGtheme NET

Osama Muadini nga APSH:Rrugët e Kumanovës të njejta edhe pas 25 viteve (FOTO)

Bartësi i listës Osama Muadini nga APSH në një status në fb thumbon këshilltarët e deri tanishëm shqiptar që ishin pjesë e kuvendit komunal të Kumanovës.

Ja edhe texti i plotë nga statusi i fb:

“Kështu duket rruga ku jetoj dhe problemi me të cilin ballafaqohemi banorët e kësaj lagje po sa të dalim nga dera e shtëpisë, në rast të rreshjeve të shiut…

Më kujtohet si sot, derisa arrija në shkollë baltosesha dhe u mundoja të fsheh këpucët e lagura dhe rrobat krejt balt para shokëve të klasës. Kisha turp të më shihnin ashtu….

Pas 25 viteve rruga është e njëjtë dhe djali im që fillon shkollën vitin e ardhshëm do të duhet ta ndjej të njëjtin TURP ?….

A e meriton ai dhe mocanikët e tij këtë ?…

Premtimi që ia kam dhënë vetes dhe një ndër arsyet që jam futur në garë për zgjedhjet ardhshme lokale është pikërisht kjo gjendje e vendbanimeve shqiptare dhe djali im mos ta ndjej TURPIN që kisha unë atëher…

Besoj se ia vlenë NIJETI dhe me një NIJET të tillë do ia dalim të bëjmë NDRYSHIMIN…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com