Templates by BIGtheme NET

Lëvizja Besa në Vrapçisht garon me Rexhep Rexhepin

Lëvizja Besa në komunën e Vrapçishtit pritet të garojë në zgjedhjet lokale me Rexhep Rexhepin, kandidat i tyre i zgjedhur që ka marë dritë jeshile nga kuvendi i degës dhe nga kryesia qendrore për të qenë pjesë e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, transmeton Zhurnal.mk

Rexhep Rexhepi është i lindur në vitin 1985 në fshatin Negotinë, është magjistër i psikologjisë në Universitetin e Tetovës, ndërkohë që për momentin punon si mësimdhënës në shkollën fillore Naim Frashëri në Negotinw. Angazhimi i tij politik vjen në rradhët e Lëvizjes Besa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com