Templates by BIGtheme NET

Ja pse rinia e Treboshit është me Fatmir Izarin (Foto)

Rinia e fshatit Trebosh mbështet fuqishëm kryetarin aktual dhe njëherit kandidatin për kryetar komune edhe një mandat. Ata janë përcaktuar që këtë mandat ti besojnë Fatmir Izarit për arsye se në këtë fshat janë investuar miliona  euro projekte kapitale gjatë qeverisjes së fundit.

Treboshi tani më ka rrjet të kanalizimit me mbi 12 km, rrjet të ujësjellësit, bekatonizim i rrugëve lokale me sipërfaqe mbi 3000 m2, asfaltimi i rrugës me trotuare në dy anë me një gjatësi reth 2, 5 km të gjitha këto projekte janë edhe arsyeja e fortë e rinisë për të ecur pas Fatmir Izairit.

Ata që sot janë rreshtuar pas Dokit kanë edhe një arsyeje të fortë sepse dje, kanë mësuar në shkollën fillore ku është investuar në  përmirësimin e gjendjes,  që sot nxënësit mësojnë me kushte më të mira me një investim nga komuna me vlerë prej 28 mijë eurove.

Pas rinisë së tre fshatrave vazhdon mbështetja e madhe edhe nga fshatrat tjerë që me 15 tetor, 18 fshatrat e komunës së Zhelinës së bashku me rininë do të festojnë fitoren e madhe për të vazhduar me projektet e radhës për një jetë më të mirë!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com