Templates by BIGtheme NET

Shqiptari nokautoi boshnjakun në minutën e parë

Bokseri i njohur nga Tetova por që jeton në Vjenë të Austrisë, Arlind Sulejmani 11-0-0, në ndeshjen e fundit të mbajtur në Banoviç të Bosnjës dhe Hercegovinës ka nokautuar në minutën e parë boshnjakun Edis Dzombas.

Kjo ndeshje dhe fitore i ka hapur rrugë Sulejmanit që të garojë për kampion bote në versionin IBO-Youth që pritet të mbahet në muajn nëntorë në Vjenë.

Në këtë ndeshje, bokseri i njohur Arlind Sulejmani pritet që si kundërshtarë të ketë afrikanin nga Tanzania, Hasan Mwakinyo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com