Templates by BIGtheme NET

Fatmir Izairi apelon mbështetësit për fushatë pozitive dhe respekt ndaj kundërshtarit politik

Kandidati për kryetar komune në Zhelinë, Fatmir Izairi në një postim të fundit ju ka mbajtur leksione komunikimi kundërkandidatëve të tij që do të garojnë me 15 tetor në këto zgjedhje.

Sipas tij ai dhe ekipi i tij para qytetarëve do të paraqesin programin dhe vizionin e tij për katër vitet e ardhshme, ndërsa kundërkandidatet le të merren me shpifje.

Ju lutem të gjithëve mos të ju përgjigjeni ofendimeve dhe akuzave pa bazë me të njejtën monedhë. Kujtoni Kantin, shpifësit gjithmonë thuan gjëra që i kanë bërë ose janë në gjendje t’i bëjnë vet.

Kundërshtarët tanë politik në këtë garë kanë respektin tim, sepse janë ata, humbësit legjitim, që do të prodhojnë fitoren tonë legjitime. Humbësi prodhon fituesin dhe jo anasjelltas.

Keni mirëkuptim, frika nga ballafaqimi me të vërtetën me 15 Tetor, i u ka errësuar arsyen.

Ne kemi vetëm një rrugë, atë të ecjes përpara me fushatë pozitive, me program dhe vizion të qartë, bindjen me argumente jo me shpifje” ka shkruar Izairi

Ndryshe me 15 tetor Fatmir Izairi do të përballet me Reshat Aliun e ASh-së, Sali Ajdinin e PDSh-së dhe Blerim Sejdiun e BESËS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com