Nga një ndërmarrje gati se e falimentuar, ngrohtorja e qytetit në Gjakovë tashmë model për rajonin

Lajme

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila së bashku me kandidatët për Asamblenë Komunale nga Alternativa, sot kanë vizituar Ngrohtoren e Qytetit ku kanë zhvilluar një takim me menaxhmentin dhe puntorët e kësaj ndërmarrje publike.
Me këtë rast, kryetarja Kusari Lila, ka përkujtuar vështirësit e trashëguara në Ngrohtore në fundin e vitit 2013, borxhet e kësaj ndërmarrje në vlerën prej 1.1 mil euro, sfidat dhe angazhimin maksimal të qeverisjes lokale për rimëkëmbjen e situates, si dhe rrugëtimin që është bërë që Gjakova të fitoj projektin e Ngrohtores së re nga Komisioni Evropian në vlerën prej 12 mil euro.
“ Për të filluar nga një ndërmarrje e cila ka qenë në situatën ti vendoset çelsi dhe të arrihet në një ndërmarrje shembull për vendin dhe gjithashtu, të fitohet një projekt I ri i cili është I pari I këtij lloji në Ballkan, me të vertet është dashur shumë mund i madh. Në qeverisje përgjegjësit, obligimet, ngarkesat vijnë bashkë edhe me sukseset. Nuk mund që sukseset ti përvetësojnë ata që kanë qenë më së paku të angazhuar për ato, e në disa raste edhe kundër, kurse problemet dhe sfidat t’i lihen dikujt tjetër, të gjitha vijnë bashkë dhe jam shumë e lumtur që në mandatin e parë situatën në Ngrohtoren e Qytetit kemi arritur ta ndryshojmë rrënjësisht”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.
Pas takimit, së bashku edhe me puntorët e Ngrohtores është vizituar edhe vendi ku së shpejti do të filloj të ndërtohet Ngrohtorja e Re e qytetit.

Nga një ndërmarrje gati se e falimentuar, Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë tashmë model për rajoninKandidatja për…

Posted by Alternativa – Gjakovë on Monday, September 25, 2017

Leave a Reply