Adnan Neziri: Për Tetovën, plan i ri urbanistik

E fundit

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të komunës së Tetovës, Adnan Neziri, premtoi në Debat Pernime se do ta bëjë transportin publik në këtë komunë gjatë mandatit të ardhshëm.

Neziri tha gjatë debatit për Tetovën se do ta bëjë ndryshimin e tërësishëm të planeve urbanistike

Ai tha se do të punojë në hapjen e kanalizimeve, rrugë të reja të zgjeruara e të standardizuara e mbrojtje të ambientit jetësor.

“Do të ketë shërbime publike komunale që i bën ndërmarrja publike, ujësjellësi, menaxhimi i mbeturinave, arsimi, sporti, kultura. Programi i kryetares (Teuta Arifi) ka qenë ambicioz dhe nuk është realizuar”, tha Adnan Neziri.

Tetova është komuna e dytë në kuadër të emisioneve Debat Pernime për zgjedhjet lokalenë Maqedoni që do të mbahen më 15 tetor.

Në këtë debat marrin pjesë Adnan Neziri (Aleanca për Shqiptarët), Bardhyl Dauti (Partia Demokratike Shqiptare), Bilall Kasami (Lëvizja BESA) dhe Teuta Arifi (Bashkimi Demokratik për Integrim).

Pjesëmarrjen e ka refuzuar kandidatja e VMRO-së, Nermin Telovska.

Debatet do të transmetohen në TV ART CHANNEL nga sot deri më 7 tetor.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.

Leave a Reply