Një aplikacion i ri Skype me dizajn të ri po vjen në Android

Teknologji

Nëse keni provuar aplikacionin e ri Skype Preview në Windows 10, ju mund të vini re se ikonat në aplikacion Android janë të njëjtë me ato të Windows 10.

Aplikacionet Skype përgjatë platformave të ndryshme kanë probleme të ndryshme, megjithatë Microsoft ka bërë një punë shumë të mirë me rregullimin e këtyre problemeve kur u zhvendos tek një infrastrukturë më moderne.

Aplikacioni Skype UWP në Windows 10 është një shembull i mirë i një “Skype modern” që funksionon si duhet shumicën e kohës, por nuk është ende i plotë. Dhe tani, Microsoft mund të jetë duke punuar për një rifillim të ngjashëm për aplikacionin Skype në Android.

Gjigandi i softuerit debutoi një aplikacion Skype Preview në Android, për ato që janë pjesë e programit Skype Insiders. Aplikacioni i ri Skype për Android është një Skype krejtësisht i ndryshuar – duke filluar nga ikonat e duke mbaruar tek pamja, i gjithë aplikacioni është ridizajnuar.

Nëse keni provuar aplikacionin e ri Skype Preview në Windows 10, ju mund të vini re se ikonat në aplikacion Android janë të njëjtë me ato të Windows 10. Kjo është diçka e mirë pasi mban një konsistencë në dizajnin e shërbimit.

Për sa i përket funksionaliteteve të Skype-it të ri, ju gjeni pothuajse të gjithë që gjendeshin aplikacionin e vjetër Skype – por Microsoft ka shtuar edhe disa funksionalitete të tjera në aplikacion e ri. Për shembull, Bing është i integruar në bisedë dhe ka një hapësirë të dedikuar në ndërfaqen e bisedës që ju lejon të kërkoni çdo gjë që dëshironi.

Sapo të kërkoni diçka, ju mund të ndani rezultatet në bisedë. Së bashku me Bing është integruar edhe Giphy – e cila ju lejon të ndani GIFs lehtësisht në bisedë. Microsoft thotë se do të vazhdojnë të shtojnë funksionalitete të tilla në të ardhmen e afërt.

Aplikacioni i ri i Skype për Android duket shumë mirë për momentin, dhe me shumë mundësi do të dalë për më shumë përdorues në muajt e ardhshëm. Nëse jeni të interesuar që ta provoni në Android, ju mund ta merrni aplikacionin nga Google Play Store.

 

Leave a Reply