Templates by BIGtheme NET

Qeveria e Spanjës për herë të parë kërkon falje për dhunën në Katalonjë

Përfaqësuesi zyrtar i qeverisë spanjolle në Katalonjë Josep Enric Millo, sot ka kërkuar falje për shkak të sjelljes së dhunshme të policisë ndaj qytetarëve, të cilët donin të votonin në referendum për pavarësinë e Katalonjës, të cilin e ka ndaluar qeveria spanjolleKjo është hera e parë që një përfaqësues spanjoll zyrtarisht ka pranuar se ka pasur dhunë dhe ka kërkuar falje për këtë.“Kur shoh fotografitë dhe kur e di që njerëzit janë rrahur, shtyrë, madje një person është hospitalizuar, nuk mundë të mos shprehë keqardhje dhe të kërkoj falje në emër të policëve të cilët kanë intervenuar”, ka deklaruar Millo.

Sipas të dhënave të zyrtarëve shëndetësorë katalan, në aksionin e policisë gjatë mbajtjes së referendumit për pavarësi janë lënduar rreth 900 veta, transmeton Reuters.Kjo është kërkim falja e parë nga njërit prej zyrtarëve qeveritarë spanjoll në lidhje me përleshjet të cilat ndodhën gjatë mbajtjes së referendumit për pavarësinë e Katalonjës, gjë që paraqet gjest pajtimi ndaj liderëve katalan, të cilët po planifikojnë ta shpallin pavarësinë e Katalonjës nga Spanja, shkruan agjencia e lajmeve britanike./gazetametro.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com