Templates by BIGtheme NET

Maxhuni: Po e monitorojmë situatën me kujdes në çdo pjesë të Kosovës

Daka: Zgjedhjet në tërësi po shkojnë mirë

Ambasadori SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie, kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vizituan dhomën operative të KQZ-së për t’u njoftuar me ecurinë e procesit të votimit .

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se zgjedhjet në tërësi po shkojnë mirë dhe se sipas saj është e kuptueshme nëse ka ndonjë gabim ose problem jo shumë të theksuar pasi që votojnë afër 2 milionë qytetarë.

Edhe kryeprokurori i shtetit Lumezi tha se sot është ditë e qetë e zgjedhjeve pa probleme dhe se në koordinim me policinë do të bëjnë përpjekje që i tërë procesi zgjedhor të shkojë mirë.

Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, tha se deri më tani nuk ka ndonjë incident të natyrës serioze. Sipas tij PK ka plan operativ dhe ka shtuar pjesëtarët e policisë në terren. Sa i përket pjesës veriore, Maxhuni tha se edhe atje po e monitorojnë situatën me kujdes si në çdo pjesë tjetër të Kosovës.

Ndërkaq Ambasadori Delawie nuk u prononcua për media.

Burimi @21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com