Tuna dhe Patrisi sapo postuan fotot më të bukura deri më tani…

Showbiz

Kush tha se marrëdhënia e tyre është në krizë?

Ka kohë që nuk postuan fotografi së bashku, madje në media u raportua për një ftohje raportesh mes tyre, u tha se Tuna ka shkuar për të jetuar në Shkup bashkë me djalin e saj Tianin. Një gjë e tillë nuk u konfirmua nga çifti, por Patrisi mori një hap tjetër.

Ai hodhi poshtë të gjitha këto duke postuar një fotografi në Instagram bashkë me Tianin dhe Tunën, madje fotografinë ndër më të bukurat deri më tani.

Kjo gjë vërtetoi se ndërmjet çiftit më të dashur të showzbizit nuk ka ndonjë krizë.

Nëse dje Patrisi publikoi foton e Tunës dhe Tianit me mbishkrimin ‘Lumturi’ sot ēshtë radha e Tunës. Ajo ka publikuar në ‘Snapchat’ Patrisin dhe Tianin, teksa luajnë në shtrat.