Dikur armiq, sot me Getin baxhanak!

Showbiz

Armiqësisë midis Getoar Selimit dhe Krenar Çoçajt i kanë dhënë fund motrat Vjollca.
Kujtojmë që dy djemtë kanë qenë të përfshirë në një konflikt të ashpër ku u përdorën edhe armët. Krenari goditi Getoarin dhe Ledri Vulën pasi ky i fundit në atë kohë ishte lidhur me Dafina Zeqirin, ish të dashurën e Krenarit.

Madje çështja e tyre përfundoi në Gjykatë. Megjithatë koha e ka zbukur konfliktin mes tyre, por dhe më shumë lidhja e djemve me motrat Vjollca duke u bërë baxhanakë. Krenari dhe Geti kanë nisur të shkëmbejnë edhe batuta me njëri-tjetrin në Instagram. Pas komentit që Krenari i lë Getit në një foto: “Me telefon t’ri Mustaf poo!”, ka ardhur edhe përgjigjia e reperi kosovar i cili ia kthen: “Ahahaha @krenarcocaj e vjetër foto Skënder!