Valdrini e vesh Bleron me “xixa” të nuseve

Showbiz

Këngëtari Blerim Muharremi është një nga ata që ftohet në secilin emision special të fundvitit në mediat kosovare.

Kësaj radhe, Blero ka postuar në InstaStory disa fotografi gjatë xhirimeve ne RTV21 ku ai shihet me një kostum ekstravagant xixa-xixa.

Kostumi është punuar nga Valdrin Sahitaj.

Se sa ka shkëlqyer Blero me këtë kostum në mesin e pjesës tjetër të estradës mbetet të shihet në vazhdim.