Qumështi i gjirit ka filluar të përdoret si ilaç kundër kancerit!

Showbiz

Qumështi i gjirit të nënës ka filluar të përdoret si ilaç kundër kancerit, pasi që shkencëtarët suedezë krejt rastë- sisht kanë zbuluar se përmban përbërës që vret qelizat e tumorit.

Për përdorimin e qumështit të gjirit kundër kancerit është pritur më shumë se pesë vite, e tanimë ka filluar t’i japë rezultatet e para. Hulumtimet e bëra te pacientët, që vuajnë nga kanceri në fshikëz kanë dhënë rezultate premtuese.

Hulumtuesit besojnë se si substanca nga qumështi i gjirit që e kanë quajtur “Hamlet”, ju ndihmon këtyre pacientëve, e në të ardhmen do të ndihmojë edhe në shërimin e kancerit në zorrë dhe në qafën e mitrës.

Sipas të dhënave nga laboratori, përbërësi “Hamlet” nga qumështi i gjirit, vret 40 lloje të ndryshme të kancerit, e shumë domethënëse është se kjo substancë nuk vret qelizat e shëndetshme, njëjtë siç bëjnë ilaçet gjatë kimioterapisë. Profesoresha Catharina Svanborg, me iniciativë të së cilës është iniciuar studimi, thotë se ekziston diçka “magjike në substancën “Hamlet”, që zbulon dhe vret tumoret”.